Lojtari i Palmeiras huq penalltinë në Kupën e Botës për Klube me një prej vrapimeve më idiote që kemi parë

Lojtari i Palmeiras huq penalltinë në Kupën e Botës për Klube me një prej vrapimeve më idiote që kemi parë

Kupa e Botës për Klube gjithmonë na jep atë ndjesinë se nuk është aq interesante sa mund të tingëllojë, apo jo?

Për një kompeticion që kurorëzon klubin më të mirë në botë, në fakt asnjëherë nuk ngazëllen tejmase fansat, ashtu siç do të priste institucioni që e organizon, FIFA.

Veç kësaj, kompeticioni më shumë shihet si një rrugëtim triumfi për këdo që e fiton Champions Leaguen një sezon më herët, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në ndeshjen për vend të tretë sot, nuk mungoi spektakli.

Al Ahly dhe Palmeiras shkuan në vazhdime, pastaj penallti pasi dështuan të shënojnë një gol gjatë ndeshjes.

Në fund, ishte Al Ahly skuadra fituese e vendit të tretë, duke triumfuar 3-2 në gjuajtjen e penalltive.

Plot katër penallti u humbën para se të shpallej fituesi. Rony i Palmeiras dhuroi penalltinë më të keqe që kemi parë së fundmi, teksa vrapimi ishte padyshim më idiotesku në memorien tonë.

Shikoni më poshtë dhe e kuptoni. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: