Lojtari i Maqedonisë së Veriut pa pikë marre: Edhe unë jam portugez, dua që Portugalia të bëhet kampione

Lojtari i Maqedonisë së Veriut pa pikë marre: Edhe unë jam portugez, dua që Portugalia të bëhet kampione

Maqedonia e Veriut nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës në Katar përmes kualifikimeve e as përmes Play Offit.Portugalia arriti një fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kështu siguroi një vend në Kupën e Botës.

Portugalia shënoi golin e parë pas një gabimi të futbollistit, Stefan Ristovski.“Ne mund të jemi krenarë”

“Portugalia dominoi, por loja ishte e hapur dhe pas kësaj ne largohemi me kokën lart. Mund të krenohemi, bëmë një rezultat të mrekullueshëm dhe mahnitëm botën. Duhet të vazhdojmë dhe të besojmë se është e mundur të bëjmë më shumë ndeshje të tilla”, tha Ristovski, kombëtarja e të cilit në kualifikuese mundi Gjermaninë dhe më pas eliminoi Italinë përmes kualifikimeve shtesë për Kupën e Botës.

Ai tha se në Botëror do të bëjë tifo për Portugalinë.“Sigurisht. Ndihem pak portugez. Djali im ka lindur këtu, unë kam një pasaportë portugeze dhe do të doja ta shihja Portugalinë si kampione bote. Kur luan kundër një ekipi kaq të madh, një ekip që ka Fernandes dhe Ronaldon, atëherë nuk duhet të gaboni, një gabim dhe Portugalia e shfrytëzoi këtë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: