Lojtari i Grimsbyt përjashtohet me të kuq pasi goditi me kokë bashkëlojtarin pas pjesës së parë
Bradford-Grimsby në Lgën e Dytë nuk është praktikisht një ndeshje që ne do ta mbulonim në rrethana normale.
Mirëpo, kur dicka e jashtëzakonshme ndodhë sic ndodhi në ‘Northern Commercials Stadium’ të shtunën mbrëma, atëherë të jeni të sigurtë se do t’iu njoftojmë në kohë për të, transmeton Periskopi.
Bradford udhëhoqi 1-0 pas pjesës së parë falë një goli nga Anthony O’Connor.
Skuadra nikoqire ka shpresa të vyshkura për të arritur në playoff, derisa Grimsby është krejt në fund të tabelës dhe është në rrezik që ta humb statusin e skuadrës profesioniste.
Sidoqoftë, derisa dy taborret e futbollistëve po shkonin në zhveshtore pas pjesës së parë, gjërat u kumplikuan.
Kjo pasi sulmuesi i Grimsbyt, Stefan Payne vendosi ta godiste me kokë dikë, derisa po largohej.
Më e keqja është se personi që e goditi me kokë është në fakt bashkëlojtari i vetë, Filipe Morais.
En image! En France, on avait eu Barreto contre Polomat; en Angleterre, on a ce samedi Stefan Payne qui prend un rouge pour une dispute avec son collègue Filipe Morais (#LeagueTwo) https://t.co/iZBiD8w8nc pic.twitter.com/eoOLQyIoz5
— Laure #TeamLeMansFC #Ensemble #Unis #DictatureFFF (@LaureLeMansFC) April 10, 2021
Cmenduri absolute.
Krejt kjo thuhet se ndodhi për shkak se Morais luajti një top aty ku nuk e deshi Payne, që ndikoi pastaj në frustrimin e këtij të fundit.