Lojtarët testojnë terrenin për herë të fundit para ndeshjes
Lojtarët e dy kombëtareve kanë zbritur tashmë në fushën e blertë në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Greqisë po bëjnë testimet e fundit të terrenit në Prishtinë, para fillimit të ndeshjes, përcjell Periskopi.
Kosova dhe Greqia përballen sonte me njëra tjetrën, me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.
Lojtarët tashmë kanë bërë nxemjet e fundit para se të nisin kontestin për tri pikët. /Periskopi/