Lojtarët e Portos me festë të çmendur në aeroplan kur Atletico humbi penalltinë në fund të ndeshjes
Futbollistët e Portos e kanë festuar në mënyrë të veçantë kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Ata në fakt po udhëtonin me aeroplan pasi e mundën Club Bruggen 4:0 në fazën e grupeve.
Por, atyre iu nevojitej edhe që Atletico Madridi të lëshonte pikë në duel me Bayer Leverkusenin dhe kështu ndodhi.
“Los Colchoneros” e kishin mundësinë të fitonin, por e humbën penalltinë në fund me Carrascon.
E lojtarët e Portos ndërkohë ishin duke udhëtuar dhe lojën po e shikonin përmes telefonit.
E kur Atleti e humbi penalltinë, festa e lojtarëve të Portos u bë e çmendur në aeroplan.
Porto e preu një biletë për në të tetën e finales pasi i ka grumbulluara 9 pikë pas 5 ndeshjesh, 4 më shumë se Atletico Madridi, vetëm një ndeshje pa përfunduar faza e grupeve.
E Lider i Grupit B mbetet Club Brugge.