Lojtarët e Gjermanisë i ftojnë gratë në hotel që t’i motivojnë kundër Kosta Rikës
Lojtarët e Gjermanisë i kanë ftuar gratë dhe të dashurat e tyre në resortin e hotelit, ku po qëndrojnë për Kupën e Botës, pas barazimit me Spanjën të dielën.
Gratë u lejuan të qëndronin për dy netë përpara se të largoheshin nga “Zulal Wellness Resor”t, raportoi gazeta gjermane Bild, ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen e tyre të fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës të enjten.
Disa nga partneret e lojtarëve ishin në tribuna për barazimin 1-1 kundër Spanjës në stadiumin “Al Bayt”, duke përfshirë Sophia Ëeber, e dashura e Kai Havertz dhe e fejuara e portierit Kevin Trapp, Izabel Goulart.
Gjermania do të ketë një lojë tepër të rëndësishme ndaj Kosta Rikës, pasi vetëm fitorja e kualifikon në fazën e nokautit.