Lojërat Olimpike: Egzon Shala mëson shortin, njoftohet më kundërshtarin e parë

Një tjetër garues nga Kosova do të ketë mundësi të tregojë aftësitë e tij në Lojërat Olimpike.
Egzon Shala është sportisti nga Kosova i cili ëndërron për një medalje ari në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Ai sot ka mësuar shortin duke njohur tashmë kundërshtarin në kalendarin e tij, transmeton Periskopi.
Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.
Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin. #Tokyo2020 #TeamKosova #KOS pic.twitter.com/GMrkRx5z2W— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) July 29, 2021
Mundësi nga Kosova në raundin e parë do të përballet me Dzianis Khramiankou, i cili vjen nga Bjellorusia.
Ky short, i komentuar nga vet Egzoni, konsiderohet ‘i pafat’, pasi Khramiankou është një nga më cilësorët në këtë garë.
Kujtojmë se Egzon Shala garon në kategorinë deri në 125 kilogramë. /Periskopi/