Loja Juventus -Inter, Andin Lokaj e nis kështu komentimin: Kurti kryeministri më hajvan në histori

Komentatori Andin Lokaj para se të niste derbi italian mes Juventusit dhe Interit ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit kur fyeu opozitën duke i quajtur “hajvan”.
Lokaj ka shkuar përtej sportit, duke komentuar edhe çështjet politike të Kosovës.
“Shpresojë që kryeministri ynë nuk po më dëgjon sonte, është kryeministri më hajvan në histori të njerëzimit”, ka thënë Andin Lokaj.
Në pjesën e dytë Lokaj u largua nga komentimi i ndeshjes Juventus-Inter.