Loja e famshme ‘Ludo’ njeh Kosovën shtet

Kosova merr edhe një njohje te re, këtë herë njëra nga lojerat më të famshme të kohës, transmeton Gazeta Metro.
Loja e famshme në Facebook , Ludo King” është bërë pjesë e pothuajse çdo përdoruesi të këtij rrjeti social.
Ehe në Kosovë kjo lojë ka gjetur një përdorim të madh duke u shëndrruar në një nga më të pëlqyerat e kohës.
Në përditësimin e ri, kjo lojë ka vendosur edhe flamurin e Kosovës.
Kjo sigurisht është bërë për shkak të përdoruesve të shumtë të kësaj loje nga vendi ynë.