Loiseau: Misionin i BE-së ka për synim të vëzhgojë dhe vlerësojë procesin zgjedhor në Kosovë
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka filluar punën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, njoftoi se ky është misioni i shtatë i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme.
Misioni, i cili është misioni i vetëm ndërkombëtar me prani afatgjatë për këto zgjedhje, do të përfshijë mbi 100 vëzhgues të shpërndarë në terren.
“Jemi ftuar nga presidentja Osmani me BE që të vëzhgojmë zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kjo është hera e 7 që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën. Janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Kosovë nënë ligjin e ri për zgjedhjet dhe kam kënaqësinë të theksoj që ligji i ri për zgjedhjet ka marr parasysh një numër rekomandimesh të BE-së. Misionin i BE për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe prani e tij në teren ka për synim të vëzhgoj dhe vlerësoj se si procesi zgjedhor e respektin ligjin për zgjedhjet në Kosovë por edhe standarde ndërkombëtare si dhe rekomandimet e më hershme që ne i kemi bërë në mënyrë që të kontribuojmë në një proces zgjedhor kredibil, gjithëpërfshirës dhe transparent. Objektivi është që votuesit të jenë në gjendje të shprehin zgjedhjet e tyre”, tha ajo.