Logjika strategjike e Shtetit Islamik

Logjika strategjike e Shtetit Islamik

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) vazhdon të jetë një sfidë serioze jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën. Ndërsa, përpjekjet e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA kanë dobësuar ISIS-in, shkatërrimi i grupit ka rezultuar i vështirë dhe ka vazhduar të frymëzojë sulme në vende të largëta – nga Brukseli në Bangladesh.

Për të kuptuar se si të mundet ISIS-i një herë e mirë, në fillim duhet të kuptojmë strategjinë e tij. Dhe, mos u gaboni: edhe nëse sulmet ndërkombëtare të ISIS-it duken të rastësishme, fushata globale e grupit ka një logjikë strategjike.

ISIS-i po lufton për mbijetesë. Nuk ka as paratë dhe as fuqinë njerëzore për të luftuar një luftë tradicionale ndaj koalicionit të kryesuar nga SHBA dhe aleatëve vendas – të paktën jo për shumë gjatë. Çfarë ka është një mesazh që rezonin me grupe të caktuara – zakonisht të margjinalizuara, të rinj të zhgënjyer dhe të munduar – në një grup të madh vendesh, në Lindjen e Mesme, Evropë dhe gjetkë. Dhe, është bërë shumë i aftë të ndërveprojë me këtë persona.

Ndërmjetësit e grupit kanë bërë vazhdimisht thirrje te ndjekësit dhe mbështetësit e tyre kudo në botë që të godasin armiqtë, veçanërisht Perëndimin. Duke frymëzuar vetmitarë dhe grupe të brendshme ose qeliza vendase të vogla të kryejnë sulme në distancë, vendet e paparashikueshme janë arma më e fortë e të dobëtit në konflikte asimetrike. Kjo i jep mundësinë ISIS-it të marrë meritat e sulmit, ndonëse nuk ka pasur asnjë kosto.

Përfitimet janë të mëdha. Sulme të tilla shpërqendrojnë vëmendjen nga humbjet e ISIS-it në Siri dhe Irak dhe mund ta bëjnë grupin të duket sikur po forcohet. Kjo jo vetëm që shton kapacitetin e ISIS-it për të rekrutuar dhe frymëzuar më shumë terroristë; gjithashtu penetron në mendimin e qytetarëve për vendet e koalicionit. ISIS shpreson se teksa kostot njerëzore dhe ekonomike të luftës kundër tij të mblidhen në këto vende, veçanërisht në Evropë, opinioni publik të kthehet kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Siri.

Teksa presioni ndaj ISIS shtohet – veçanërisht në Mosul, qytetin e dytë më të madh të Irakut dhe Raqqa, qytetin sirian që është bërë de fakto kryeqendra e kalifatit të vetëshpallur – thirrjet e tij për intensifikim të sulmeve do të shtohen. Duke marrë parasysh gatishmërinë e përhapur – nga San Bernardino në Nisë – nëse ato thirrje marrin një përgjigje, rezultatet mund të jenë dërrmuese.

Sigurisht, ISIS-i nuk mbështetet krejtësisht te frymëzimi. Ai gjithashtu rekruton luftëtarë të aftë nga kudo – përfshirë Tunizinë, Marokun, Libinë, Jordaninë, Turqinë, Francën, Belgjikën dhe Britaninë – të cilët më pas i dërgon të kryejnë operacione spektakolare si ato në Stamboll, Bruksel dhe Paris. Ka raportime të besueshme se ISIS madje ka themeluar një degë të jashtme përgjegjëse për kompletimin e operacioneve terroriste jashtë vendit.

Nëse Mosuli dhe Raqaa bien vitin e ardhshëm, siç duket – me gjasë – mijëra luftëtarë të betejave të ISIS-it do të kthehen në vendet e tyre, ku me gjasa do të vazhdojnë të kryejnë sulme terroriste. Si rezultat, viti i ardhshëm ka gjasa të jetë të paktën po kaq i përgjakshëm sa ky i fundit.

Kush do ta mbajë barrën e dëshpërimit të ISIS-it? SHBA-të kryesojnë listën e armiqve të ISIS-it. Por, dërgimi i luftëtarëve atje nga Lindja e Mesme është një sfidë logjike. Dhe, mund të jenë vetëm 100 amerikanë që luftojnë me ISIS-in, që do të thotë se në SHBA, frymëzimi është taktika kryesore e ISIS-it.

Vendet evropiane dhe myslimane janë shënjestra më të lehta dhe jo vetëm në kuptimin gjeografik. Shumica e luftëtarëve të ISIS-it janë nga bota arabe dhe rreth 4000 burra e gra evropiane i janë bashkuar grupit.

Nga vendet evropiane, Franca që ka marrë një rol lideri në luftën kundër ISIS-it, është më e prekura. Ajo ka vuajtur më tepër nga sulmet se të gjitha vendet fqinje të marra bashkë, me 235 njerëz të vrarë në 18 muajt e fundit.

Një arsye për këtë është prej ndjesisë së përjashtimit dhe izolimit të ndjerë nga një segment i madh i komunitetit mysliman të Francës, gjë që e ka lehtësuar rekrutimin nga ISIS-i në vend. Rreth 1200 francezë i janë bashkuar ISIS-it si luftëtarë – kontingjenti më i madh perëndimor në grup. T’i shtojmë kësaj hendeqet serioze në sigurinë e brendshme të Francës dhe gjasat e sulmeve të ardhshme duken ende të larta.

Por, sado që ISIS-i do ta lëndojë Perëndimin, vendet e Lindjes së Mesme – veçanërisht regjimet shiite të Irakut dhe Sirisë, plus aleatin e tyre iranian – mbeten shënjestra kryesore. Mbi të gjitha, përpjekja e ISIS-it për të ndërtuar një kalifat kërkon kontroll të territorit. Lufta ndaj Amerikës, Evropës dhe madje Izraelit duhet të shtyhet derisa një shtet islamik suni të ndërtohet në zemër të Arabisë.

Prej kësaj, është thelbësore që të mos nënvlerësohet kërcënimi i sigurisë që vjen prej sulmeve terroriste, veçanërisht nga liderët perëndimorë, ku ideja e shpërbërjes së pseudo-shtetit të ISIS në Irak dhe Siri duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Por, edhe nëse kjo detyrë përmbushet, ISIS ende do të përdorë ideologjinë e vet si armë për të tërhequr luftëtarë që do të sulmojnë në Irak dhe Siri dhe në terrorizmin jashtë vendit.

Kjo është arsyeja përse është e nevojshme të ndërpritet oksigjeni social dhe ideologjik që ka ushqyer ngritjen spektakolare të ISIS. Kjo do të thotë të zgjidhet politika e thyer e Lindjes së Mesme, duke përfshirë shkaqet (si rivaliteti gjeostrategjik mes Arabisë Saudite suni dhe Iranit të drejtuar nga shiitët) dhe simptomat (përfshirë luftërat civile të përhapura në zemër të Arabisë). Vetëm atëherë bota arabo-islamike dhe komuniteti ndërkombëtar mund ta mposhtë ISIS dhe të tjerët si puna e tyre. /Project Syndicate/reporter.al/

Shpërndaje në: