Logan Paul ka postuar pamje të tij duke u munduar ta imitojë Muhammad Ali-në dhe janë të tmerrshme

Logan Paul ka postuar pamje të tij duke u munduar ta imitojë Muhammad Ali-në dhe janë të tmerrshme

Në mënyrë që t’i japë vetes avantazh në meçin e radhës me Floyd Mayweather, Logan Paul është inspiruar nga legjenda e boksit Muhammad Ali.

Ylli i YouTube futet në ring kundër legjendës së kohës moderne, Mayëeather, për një meç ekzibicional në Florida më 6 qershor.

Pavarësisht se ‘Pretty Boy’ nuk është ndeshur që nga viti 2017, ai gjithmonë do të jetë favoriti, pasi ka bilanc perfekt 50-0.

Kjo është krejt në kontrast të Paulit, i cili është 18-vite më ir i, e që ka vetëm një meç profesional mbi supe dhe atë kundër YouTuberit, KSI më 2019.

Me gjasat që janë fuqishëm kundër tij, Paul qartazi ka bërë detyrat e shtëpisë duke u munduar të mësojë diçka nga më të mirët që kanë boksuar ndonjëherë në ring.

Dhe më i miri ndonjëherë padyshim se ka qenë Muhammad Ali. Ish-kampioni i peshës së rëndë u përfshi në disa prej meçeve më ikonike të këtij sporti dhe shpesh konsiderohet si më i miri i të gjitha kohëve, kështu që do të ishte budallallëk të mos merrej mësim nga ai.

Një prej veprimeve më të famshme të Ali erdhi kur ai po sulmohej i mbështetur në litarë, teksa arriti t’i shmangej grushteve me mprehtësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme.

Dhe në një postim së fundmi nga Paul në stërvitje duke bërë imitimin e Ali, por është e qartë se dështoi mjerisht.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: