Lodheni shpejt? Ja cilat janë teknikat që ju ndihmojnë të vraponi më gjatë

Lodheni shpejt? Ja cilat janë teknikat që ju ndihmojnë të vraponi më gjatë

Ja se si mund të fuqizoni muskujt tuaj me oksigjen të freskët në secilin hap:

Mësoni të merrni frymë thellë: Mushkëritë janë vetëm pak më të mëdha se kafazi i brinjëve, por shumica e njerëzve e përdorin vetëm një të tretën e pjesës së sipërme të këtij organi të fuqishëm. Kur merrni frymë thellë, i zgjeroni mushkëritë, shtypni diafragmën dhe bëni që abdomeni të zgjerohet përderisa mushkëritë mbushen me ajër. Të mësuarit e të marrit frymë në këtë mënyrë ju ndihmon që të merrni shumë oksigjen, të parandaloni marramendjen dhe vjelljen. Me pak trajnim dhe pak zgjatje, mund të merrni frymë me tërë potencialin tuaj dhe të rrisni qëndrueshmërinë. Trajnimi kryq me joga dhe Pilate mund të ju ndihmojë të mësoni të merrni frymë nga diafragma.

Përshtatni frymëmarrjen me hapa: Për një vrapim të lehtë, merrni frymë për tre deri në katër hapa dhe pastaj lëshojeni frymën për kohëzgjatje të njëjtë. Numëroni hapat në kokën tuaj përderisa e rregulloni frymëmarrjen. Nëse jeni duke vrapuar më intensivisht,  tempoja e frymëmarrjes do të rritet në mënyrë që të mbështesë nivelin e rritur të energjisë dhe të bëhet më i shpejtë- një frymëmarrje për një ose dy hapa dhe lirim i frymës për një apo dy hapa. Nëse nuk mund të përshtatni hapat me tempon e frymëmarrjes, jeni duke u munduar të vraponi shumë shpejt; ngadalësoni dhe rikthehuni në ritëm.

Ndryshojeni frymëmarrjen tuaj në temperatura më të ftohta: Është e rëndësishme të merrni frymë me hundë përderisa vraponi në mot më të ftohtë sepse ajri i ftohët është i thatë dhe frymëmarrja me gojë e rrit thatësinë duke e ulur temperaturën e ajrit. Përderisa mushkëritë nuk e pëlqejnë ajrin e thatë, mund të përjetoni simptoma të ngjashme me astmën si mos-ngopja me frymë apo kollitja, kur merrni ajër të ftohtë përmes gojës. Frymëmarrja përmes hundës jo vetëm që filtron papastërtitë por po ashtu ngroh ajrin e ftohtë në temperaturë trupi duke krijuar më pak tronditje për mushkëritë të cilat i zvogëlojnë simptomat e ngjashme me astmën.

Mësoni të merrni frymë përmes hundës: Nëse frymëmarrja përmes hundës është e vështirë për ju, filloni eksperimentimin e teknikave tani para se temperaturat të bien në mënyrë drastike. Frymëmarrja përmes hundës ju ndihmon të merrni frymë më thellë dhe në mënyrë më efikase e cila ju përmirëson vrapimin, pa marrë parasysh temperaturat. Nëse planifikoni të vraponi në temperatura të ulëta dhe ende nuk e keni perfeksionuar frymëmarrjen përmes hundës, mund të provoni të vishni bandana (ose një bluzë që mund të ngrihet lart) mbi hundë dhe gojë ashtu që të izolojë lagështinë e frymës dhe atë të ajrit para se të arrijë në mushkëri.

Shpërndaje në: