Loci: Kam marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, por s’e kam parë kurrë në jetë
Mehmet Loci e ka pranuar përfshirjen e tij gjatë bastisjes në shtëpinë e ish të burgosurit politik Nimon Krasniqi, por mohon çdo pjesëmarrje në torturat që Krasniqi pretendon se ka përjetuar në duart e agjentëve të UDB-së.
Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Loci ka sqaruar se hetimet për Krasniqin i ka bërë Jakup Lonçari.
“Nimon Krasniqi, unë me ekipin për bastisje kam marrë pjesë në fshatin e tij. Nëse ja merr dikuj mendja që ka qenë që e kualifikon zyrën 52 si zyre, e kom lexu, që janë ushtru torturat, gabon. Ai thotë se Mehmet loci ishte shef i asaj zyre. Unë kam qenë vetëm punëtor operativ. Asnjë moment afër tij skam qenë. Nimon Krasniqi, kam qenë dhe kam bastisë, nuk kam qenë me ekip i caktum të zhvilloj hetime me të. Kurr nuk kam zhvillu me të bisedë. Është e vërtetë që htimet jan bërë në zyrën 51, ka qenë Jakup Loncari. Kurr në jetë as që e kam pa ndonjëherë, as që ju kam afru. Në bastisje e kam taku por në hetime jo. Nuk e njoh historinë e tij”, tha ai.