Locatelli prezantohet te Juventus: E gjithë familja ime është me Juven

Locatelli prezantohet te Juventus: E gjithë familja ime është me Juven

Manuel Locatelli është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i skuadrës së Juventus.

Kampioni i ri i Evropës me kombëtaren e Italisë, Locatelli, është paraqitur në konferencë për medie, ku ka bërë të ditur se ka plotësuar ëndrrën e tij të kamotshme.

“Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra që kisha si fëmijë. Ne jemi me Juventusin si familje dhe ky është një emocion i dyfishtë për mua”, ka thënë Locatelli, përcjell Periskopi.

“Në dhomën time kisha posterat e Nedved, Del Piero dhe Buffon. Ata kanë qenë gjithmonë idhujt e mi. Duhet të futem menjëherë në rol, nëse jam këtu është sepse e meritoj dhe mezi pres të filloj. Juve është gjithmonë një përparësi për mua. Tani për fat të mirë jam këtu, por negociatat nuk ishin të lehta. Ishte një moment kur isha i shqetësuar, por për fat gjithçka shkoi mirë. Unë do të jap gjithçka sepse jam këtu për të fituar. Do të vihem në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit”, shtoi mesfushori.

Locatelli pritet të jetë një pikë kyçe për mesfushën e Juventus. Paraqitjet e tij në Euro 2020 ishin të një niveli tejet të lartë. /Periskopi/

Shpërndaje në: