LO: Spanja në finale, Asensio heroi – medalja e artë kontestohet me Brazilin

LO: Spanja në finale, Asensio heroi – medalja e artë kontestohet me Brazilin

Kombëtarja e Spanjës ka arritur të sigurojë biletën për finalen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Spanja ka shënuar fitore minimale 0:1 në përballje me Japoninë, në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, shkruan Periskopi.

Koha e rregullt e këtij takimi nuk dha fitues, duke përfunduar me rezultatin 0:0, gjë kjo që bëri të luhen vazhdimet.

Heroi i ndeshjes ishte Marco Asensio, i cili realizoi një gol tejet të bukur me të majtën, pasi pranoi një pasim nga Mikel Oyarzabal, atëherë kur luhej minuta 115’.

Goli i Asensios pati vlerë jashtëzakonisht të madhe, pasi i siguroi Spanjës medalje (së paku të argjendtë).

Për medaljen e artë, Spanja dhe Brazili do të kontestojnë tashmë njëra tjetrën në finalen e Lojërave Olimpike. /Periskopi/

Shpërndaje në: