LO: Nuk mjaftojnë 120 minutat – Brazili siguron finalen, mposht Meksikën vetëm pas penalltive

LO: Nuk mjaftojnë 120 minutat – Brazili siguron finalen, mposht Meksikën vetëm pas penalltive

Brazili dhe Meksika nuk janë mjaftuar me 120 minuta lojë për të përcaktuar finalistin e parë të Lojërave Olimpike, duke bërë që gjithçka të vendoset pas penalltive, me fytyrën heroike që ishte Aderbar Santos.

Në një ndeshje jo edhe aq atraktive, 90 minutat e para përfunduan pa gola, me rezultatin e bardhë, shkruan Periskopi.

Ndonëse të dy skuadrat krijonin rastet e tyre, me Brazilin që ishte diçka më kërkues, edhe pas vazhdimeve nuk pati gola.

Në ekzekutimin e penalltive, më të qetë e më të saktë ishin brazilianit, kurse heroi absolut ishte portieri i Brazilit, që priti dy penalltitë e para. Gabriel Martinelli e Dani Alves në anën tjetër ishin të saktë në dy penalltitë e para.

Me fitoren ndaj Meksikës, Brazili siguron finalen e Lojërave Olimpike dhe pret për fituesin e çiftit Spanjë – Japoni. /Periskopi/

Shpërndaje në: