LO: Franca siguron gjysmëfinalen pas fitores ndaj Italisë – atje e pret Sllovenia

LO: Franca siguron gjysmëfinalen pas fitores ndaj Italisë – atje e pret Sllovenia

Franca është gjysmëfinalistja e tretë në Lojërat Olimpike në basketboll, në kategorinë e meshkujve.

Kombëtarja e Francës ka arritur që të shënojë fitore kundër Italisë, me rezultatin 75:84, duke justifikuar epitetin e favorites për këtë takim, shkruan Periskopi.

Gjiganti Rudy Gobert  priu Francën në këtë fitore, duke shënuar 22 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Fournier me 21 pikë dhe Batum me 15 sosh.

Në radhët e Italisë, më i dalluari ishte Fontecchio me 23 pikë, kurse nga banka shkëlqeu Gallinari me 21 pikë. Dyshifror tek italianët ishte edhe Polonara me 15 pikë.

Me fitoren e shënuar sot, Franca siguron biletën për gjysmëfinale, ku do të përballet me Slloveninë e Luka Doncic, që sot triumfoi ndaj Gjermanisë.

Gjysmëfinalen e ka siguruar edhe ShBA-ja, kurse mbetet në pikëpyetje skuadra e katërt, që do të përcaktohet nga ndeshja Argjentinë – Australi. /Periskopi/

Shpërndaje në: