LO: Brazili fiton finalen kundër Spanjës, merr medaljen e artë

LO: Brazili fiton finalen kundër Spanjës, merr medaljen e artë

Spanja ka mbetur pa medalje ari edhe në Lojërat Olimpike, pasi nuk siguroi një në Euro 2020.

Kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrique ka dështuar të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike, pasi është mposhtur në finale nga kombëtarja e Brazilit, shkruan Periskopi.

Në një ndeshje ku koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1, u desh  të luheshin 120 minuta për të gjetur fituesin.

Rezultati i finales u zhbllokua në minutën e 45’, kur Matheus Cunha shënoi për epërsinë e Brazilit, pas asistimit të pranuar nga Dani Alves.

Spanja reagoi në minutën e 61’ me golin e Mikel Oyarzabal, për të barazuar shifrat. Me rezultatin 1:1 u mbyllen 90 minutat e rregullta.

Malcom, në minutën 108’, shfrytëzoi asistimin e Antony dhe shënoi golin e fitores për Brazilin, duke siguruar medalje ari për vendin e tij.

Kujtojmë se në këtë ndeshje rekord vendosi Pedri, me paraqitjen e 73-të këtë sezon, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje. /Periskopi/

Shpërndaje në: