Llapjani ia kthen 1 mijë eurot maqedonsit pasi që i kishin rënë
I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva, pasi i kishte gjetur në Han të Elezit në një pikë karburanti.
Qytetari nga Podujeva shumën e gjetur e kishte dorëzuar dje, ndërsa pronari i tyre ato i mori sot.
“Sot, datë 18.11.2024 në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S, shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1010 euro, të cilat i kishin humbur”, thuhet në njoftimin e policisë.