Llapi në kërkim të sensacionit kundër Shkupit sonte në ‘Fadil Vokrri’

KF Llapi zhvillon ndeshjen kundër Shkupit në Conference League në ‘Fadil Vokrri’.
Me fillim nga ora 20:00, Llapi e pret Shkupin në kryeqytet në përballjen e bujshme evropiane, transmeton Periskopi.
Mirëpo, llapianët i pret një detyrë e vështirë pasi në takimin e parë si mysafir ishin mposhtur me rezultat 2-0.
Risi në këtë takim është që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, do të lejohen tifozët me 30% të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” që do të mund të kontribuojë në motivimin e mëtutjeshëm të Llapit për të rikthyer gjithçka. /Periskopi.com/