Llapi mbetet pa një lojtar – Skuadra nga Mali i Zi ia shënon dy gola

Llapi mbetet pa një lojtar – Skuadra nga Mali i Zi ia shënon dy gola

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Buducnost dhe Llapit, duel ky në kuadër të rundit të parë kualifikues në Conference League.

Golin e parë Llapi e pësoi në minutën e 23’të të takimit, ku shënoi Mijovic, shkruan Periskopi.

Por, punët për klubin kosovar u vështirësuan edhe më tejë kur braziliani, Bianor u ndëshkua me të kuq në minutën e 30’të të duelit.

Pas kësaj Llapi pësoi edhe golin e dytë nga Ignjatovic në minutën e 32’të.

Rezultati aktual i takimit është 2:0.

Shpërndaje në: