Llapi i fortë për Dukagjinin, e Ballkanin e kryen detyrën me sukes ndaj Trepçës’89
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së 21’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi e ka fituar takimin ndaj Dukagjinit me vetëm një gol të shënuar nga Festim Alidema në minutën e 12’të të takimit, shkruan Periskopi.
Llapi me këtë fitore merr vendin e katër në tabelë, ku ka grumbulluar 29 pikë.
Kurse edhe ndeshje tjetër mes Trepçës’89 dhe Ballkanit u mbyll me rezultatin 0:1, ku ishte Albion Rrahmani ai që në minutat e fundit të ndeshjes ia dhuroi fitoren suharekasëve si dhe vendin e parë në tabelë.
Ballkani aktualisht merr kreun e tabelës me 47 pikë ndjekur nga Drita që ka 44.