Llapi fiton superndeshjen me shtatë gola kundër Arbërisë

Llapi fiton superndeshjen me shtatë gola kundër Arbërisë

Ndeshje e mrekullueshme u zhvillua sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Llapi dhe Arbëria u përballën me njëri-tjetrin dhe dhuruan spektakël të futbollit në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës arriti të fitonte me rezultat 4:3.

Pjesa e parë u mbyll 2:1 për Llapin me dy autogola të Kreshnik Bahtirit dhe golin e Marclei.

Hyseni zgjeroi epërsinë e vendasve në 3:1 para se Marclei ta ngushtonte sërish.

Në të86-tën Januzi shënoi për 4:2, ndërsa Arbëria u kundërpërgjigj sërish, kësaj radhe me Dior Zabërgjën që shënoi në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e pestë, kurse Arbëria mbetet në kuotën e 27 pikëve në vendin e tetë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e parafundit.

Shpërndaje në: