Llapi e nis sezonin e ri në Superligë me fitore ndaj Drenicës
Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
Llapi arriti të fitoj me rezultat minimal rezultat që e kishte që nga pjesa e parë.
Tre pikët e këtij takimi, Llapit ia siguroi goli i Shabanit.
Shabani gjeti golin në minutën e 34’të të takimit pas asistimit të Netos.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e qetë dhe nuk kishte raste të mira shënimi.