Liverpuli hap garën për titull në Premier Ligë, mposht Leeds-in me rezultat të thellë
Liverpooli e ka mposhtur me rezultat 6-0 Leeds United sonte në Anfield Road për të hapur kështu rrugën për titull kampioni në Angli. Mohamed Salah (15, 35), Joel Matip (35), Mane (80, 90+1) dhe Virgil van Dijk (90+3) shënuan në këtë fitore të Liverpool. Pas 26 xhirove të Premier Ligës Liverpool është në garë për titull pasi që Manchester City ka vetëm tri pikë më shumë në vendin e parë
Liverpooli nuk ka pasur shumë problem sonte dhe ka fituar me një rezultat të thellë kundër Leeds United në Anfield Road.
Ishte një fitore kjo me shije kampioni për djemtë e Jurgen Klopp pasi që me këtë është hapur rruga për titull kampioni në Angli.
Liverpool e nisi me presion të lartë këtë ndeshje dhe rrezikoi qysh në fillim të saj.
Stuart Dallas e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari referoi penallti për Liverpoolin të cilën në gol e shndërroi Salah në minutën e 15-të të ndeshjes.
Leeds filloi të këndellet dhe shënoi një gol në minutën e 28-të por ai u anulua për shkak se Raphinha ishte në pozitë jashtëloje.
Pas kësaj erdhi edhe goli i dytë.
Ishte një aksion që u nisë dhe përfundoi nga Joel Matip në minutën e 30-të e ku Matip fillimisht luajti me Salah e ku ky i fundit pasoi për Matip e që ai finalizoi në mënyrë të mahnitshëm golin e dytë.
Tre minuta më vonë Luke Ayling i Leeds do të shkaktonte penallti në zonë. Michael Oliver e konsultoi edhe VAR për këtë penallti të cilën në gol e shndërroi Mohamed Salah në minutën e 35-të.
Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Fabinho që rrezikoi në mundësi në minutën e 42-të por topi përfundoi afër shtyllës së djathtë.
Pjesa e dytë prapë u kontrollua nga Liverpool, megjithatë Reds ishin më të kujdesshëm dhe vetëm qarkullonin topin.
Curtis Jones rrezikoi seriozisht në minutën e 75-të por portieri Meslier bëri një pritje brilante.
Megjithatë Meslier nuk pati çfarë të bëjë në minutën e 80-të kur Sadio Mane do ta shënonte golin e katërt në këtë ndeshje me asistimin e Jordan Henderson.
Mane do të shënonte edhe golin e pestë në këtë ndeshje për t’i dhënë një fitore për shije kampioni Liverpoolit.
Goli i pestë u shënua në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
Por, ndal!
Ndeshja nuk përfundoi këtu. Në minutën e tretë shtesë në listën e realizatorëve do të regjistrohej edhe Virgil Van Dijk për ta shënuar golin e gjashtë.
Kjo fitore bën që Liverpool të këtë 60 pikë në Premier Ligë, tri më pak se Manchester City që është në vendin e parë pas 26 xhirove.
Në anën tjetër, Leeds me këtë humbje futet në mesin e skuadrave të rrezikuara për të rënë nga Premier Liga.