Liverpooli tregohet i rrezikshëm në pjesën e parë ndaj Villarrealit – Mane dhe Thiago për një ‘qime floku’ sa nuk shënuan
Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së pare ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit.
Kaluan 45 minuta pa asnjë gol në ‘Anfield’ edhe pse Liverpooli gjatë gjithë kohës e kishte kontrollin e lojës, shkruan Periskopi.
Mane e kishte një rast fantastik për të shënuar gol, pasi ishte i vetëm me portierin, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.
Ndërkaq në minutat e fundit të pjesë së parë, Thiago lëshoi një goditje fantastik, por që shtylla ia mohoi golin.
Të shohim se si do të shkojë pjesa e dytë.