Liverpooli synon lojtarin e Steven Gerrard në afatin e fundit të transferimeve

Liverpooli synon lojtarin e Steven Gerrard në afatin e fundit të transferimeve

Liverpool është në kërkim të një mesfushori të ri.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pranoi publikisht se e kishte gabim që nuk donte mesfushor për fillimin e sezonit të ri pas humbjes nga Manchester United.

Tekniku gjerman po përballet me mungesa të shumta si shkak i lëndimeve dhe kjo ka bërë që klubi i drejtuar nga ai të kërkojë mesfushor të ri si përforcim.

Sipas, Simon Jones nga “Mail Sport“, “The Reds” kanë shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas, Douglas Luiz.

Liverpool dëshiron një mesfushor për këtë afat kalimtar që nuk do të ndikojë në synimin kryesor të tyre për sezonin e ri i cili është, Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Shpërndaje në: