Liverpooli ‘rrëshqet si në akull’ – Barazon me Tottenhamin në ‘Anfield’

Liverpooli ‘rrëshqet si në akull’ – Barazon me Tottenhamin në ‘Anfield’

Liverpool ka bërë një hap prapa në garë për titull, duke barazuar 1:1 me Tottenhamin, në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.

Ky barazim i jep mundësi Manchester Cityt që nesër të shkëputet për tri pikë ndaj tyre.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa dy ekipet ishin në kërkim të epërsisë.

Atë e gjetën mysafirët në minutën e 56-të, kur Son Heung-Min realizoi pas asistimit nga Sessegnon.

Në minutën e 74-të, senzacioni i këtij viti i Liverpoolit, Luis Diaz barazoi shifrat për t’i dhënë shpresë vendasve.

Por, të besuarit e Klopp nuk arritën të dilnin me fitore nga ky takim, duke zbehur dukshëm gjasat për titull kampioni.

Ata tani gjenden përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka edhe Manchester City që e zhvillon ndeshjen nesër.

Në anën tjetër, edhe Tottenham bëri hap prapa në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me këtë barazim, ata shkojnën ë kuotën e 62 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Arsenali që po ashtu luan nesër. /

Shpërndaje në: