Liverpooli nuk ‘lëshon pe’ – E mposhtë Villarrealit në Champions
Ka përfunduar takimi i gjysmëfinales së parë ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit.
Skuadra e Jurgen Klopp treguan vendosmëri të lartë qysh nga fillimi i ndeshjes, shkruan Periskopi.
Edhe pse pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, Liverpooli kishte raste të shumta për shënim, duhet veçuar goditjen e Manes dhe Thiago Alcantaras.
Por, pjesa e dytë solli diçka tjetër, ishte Henderson që hapi llogarinë në këtë përballje në minutën e 53’të të takimit, e Mane nuk voni shumë shënoi për rezultatin 2:0 në minutën e 55’të të duelit.
Presim se çfarë do të ndodh në takimin e dytë dhe a do të shkojë Liverpooli në finale të këtij kompetioni.