Liverpooli mposht Burnleyn, Tottenhami regjistron humbjen e tretë radhazi
Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi anglez Liverpool nuk ka lënë vend për befasi ku e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Burnleyn.
Me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe skuadra e Newcastle, e cila e mposhti si vendase në stadiumin “St. James Park” skuadrën e Aston Villas.
Ndërkaq, Wolverhampton po vazhdon formën tejet të mirë këtë sezon, ku sot e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Tottenham Hotspur.
Me pikët e reja, Liverpooli vazhdon të jetë i dyti në tabelë me gjithsej 54 pikë të arkëtuara, kurse Wolverhampton ngjitet në pozitën e shtatë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 17 me vetëm 21 pikë të arkëtuara.
Në anën tjetër, pas humbjeve të sotme, Tottenhami renditet në vendin e tetë me 36 pikë, Aston Villa në vendin e 11 me 27 pikë dhe skuadra e Burnleyt zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të arkëtuara.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Burnley 0:1 Liverpool
Newcastle United 1:0 Aston Villa
Tottenham Hotspur 0:2 Wolverhampton