Liverpooli ka gati 40 milionë euro për Saulin

Saul Niguez është objektivi i Jurgen Klopp për ta zëvendësuar Georginio Wijnaldumin.
Liverpooli, sipas AS, është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.
Klopp po shikon që të gjejë sa më parë zëvendësuesin e Georginio Wijnaldum, që la Anfieldin për Paris Saint-Germainin si lojtar i lirë.
30-vjeçari luajti pesë sezone te Liverpooli.
Ai fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë, duke bërë 237 paraqitje, derisa realizoi 22 gola.