Liverpooli ka angazhuar ekspert të shëndetit mendor për tifozët që u keqtrajtuan në finalen e Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka angazhuar ekspert të shëndetit mendor për tifozët që u keqtrajtuan në finalen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Liverpoolit ka reaguar në lidhje me keqtrajtimin sipas tyre të tifozëve që iu bë nga policia franceze në finalen e Ligës së Kampionëve.

Rreth 30 mijë tifozë të Liverpoolit u përballen me policinë franceze në ‘Stand De France’, pasi nuk lejoheshin të hynin në stadium, shkruan Periksopi.

Për këtë klubi i ‘The Reds’ ka reaguar duke pohuar se janë duke punuar me një organizatë ekspertësh të shëndetit mendor për të ofruar mbështetje urgjente për tifozëve pas ngjarjeve të fundit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se këtë finale e fitoi Reali me rezultatin final në 0:1, falë golit të Vinicius.

Shpërndaje në: