Liverpooli i tregon Man Unitedit se thjesht është tjetër nivel për të, pavarësisht renditjes në tabelë
Liverpooli i ka treguar Manchester Unitedit se kush është ‘mbreti’ i vërtetë i Anglisë, me një superparaqitje midis ‘Old Traffordit’.
Skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi me rezultat 4-2, për t’i dhënë vetes një injeksion në garën drejt top katërshes, shkruan Periskopi.
Për të qenë të drejtë, Man Unitedi tashmë e ka siguruar Champions Leaguen dhe nuk shumë për cka të luftojë deri në fund.
Sidoqoftë, derbi është derbi dhe nuk e besojmë se Unitedi është futur në këtë përballje për ta humbur, gjë që e bënë fitoren e Liverpoolit edhe më impresive.
Golat nga Jota 34′, Firmino 45 plus 3′, 47′ dhe Mo Salah 90′ ia siguruan fitoren skuadrës nga ‘Merseyside’, ndërsa për ‘Djajt’ golat e vetëm i shënuan Fernandes 10′ dhe Rashford 68′.
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli grumbullon 60 pikë dhe zë vendin e pestë, katër më pak se Chelsea në të katërtin, por skuadra e Kloppit ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërsa United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 70 pikë, katër më shumë se Leicesteri në të tretin. /Periskopi.com/