Liverpooli e gjen pasardhësin e Van Dijk, por duhet të paguaj mbi 60 milionë euro për të

Liverpooli e gjen pasardhësin e Van Dijk, por duhet të paguaj mbi 60 milionë euro për të

Virgil Van Dijk është duke kaluar vitin e tij të shtatë te Liverpooli dhe tani ai është kapiten i klubit legjendar anglez.

Mirëpo ky sezon 2024/25 duket se është i fundit me fanellën e The Reds për Van Dijk, i cili është në vitin e fundit të kontratës.

Përkundër se drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovimin, Van Dijk ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë dhe po mendon për një aventurë të re.

Nga ana tjetër Liverpool tanimë kanë filluar të mendojnë edhe për pasardhësin e 33-vjeçarit në Anfield.

Siç raportohet nga CaughtOffside, mbrojtësi i Borussia Dortmundit Nico Schlotterbeck, është shfaqur si kandidati kryesor për të zënë vendin e holandezit.

Në moshën 24-vjeçare dhe me një vlerë të lartë në tregun e transferimeve, The Reds janë të gatshëm të marrin përsipër shërbimet e gjermanit me një kontratë afatgjatë për mbrojtjen e tyre.

Nico ka treguar personalitet të madh gjatë kohës së tij në Borussia, duke qenë një pjesë themelore për skuadrën gjermane, e cila i lejon atij të përshtatet shpejt në situata të ndryshme loje, diçka që do të ishte e paçmueshme në një ekip që konkurron në nivele të larta si Liverpooli.

Megjithatë për të arritur te mbrojtësi gjerman, The Reds duhet të shpenzojnë mbi 60 milionë euro, pasi Dortmund e vlerëson jashtëzakonisht shumë reprezentuesin gjerman. /Telegrafi/

Shpërndaje në: