Liverpooli drejt kolapsit, Leicesteri i dha shkollë futbolli sot
Leicester City ka arritur ta regjistrojë fitoren e 14-të këtë sezon, duke fituar 3-1 ndaj Liverpoolit.
Edhe pse The Reds shënuan të parët përmes Mohamed Salah në minutën e 67-të, në fund humbën me rezultat 3-1.
Goli i barazimit i realizuar nga James Maddison ishte shumë i diskutuar pasi erdhi edhe intervenimi nga VAR, ku e numëroi golin.
Më pas, Jamie Vardy 81’ dhe Barnes 85’ shënuan edhe dy gola të tjerë, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Pas kësaj humbje, Liverpool mund të humbasë edhe vendin e katërt, nëse Chelsea, West Ham ose Everton fitojnë ndeshjet e tyre.