Liverpool me fitore shumë të rëndësishme, mposht Leipzigun

Liverpool me fitore shumë të rëndësishme, mposht Leipzigun

Liverpool ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër RB Leipzigut.

 

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 0 – 2, ndeshje që u zhvillua në stadium neutral në Budapest të Hungarisë.

“Reds” ishin më të mirë qysh nga minuta e parë, edhe pse në pjesën e parë s’ia dolën të realizojnë.

Ishte Mohamed Salah që zhbllokoi rezultatin (53′).

Kurse, pas pesë minutave, Sadio Mane shënoi për 0 – 2, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Në minutën e 72-të, në ndeshje u inkuadrua edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Tani, ndeshja kthyese do zhvillohet në “Anfield” dhe Liverpooli është në avantazhin e dy golave.

Shpërndaje në: