Lituania aprovon strategjinë e re të sigurisë kibernetike

Lituania miratoi sot një strategji të re të sigurisë kibernetike, që përcakton mënyrat e veprimit dhe reagimit të sektorit publik dhe privat të vendit përballë kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike.
Dokumenti, i cili përcakton politikën shtetërore për pesë vitet e ardhshme, u hartua nga Ministria e Mbrojtjes së vendit balltik në kundërpërgjigje ndaj numrit në rritje të sulmeve kibernetike kundër organizateve dhe aseteve të sektorëve të rëndësishëm strategjikë, thuhej në një deklaratë.
Lituania, një republikë ish-Sovjetike, kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe ka qenë jashtëzakonisht e shqetësuar për sigurinë e saj kombëtare, pasi Rusia aneksoi tre vjet më parë një rajon të Ukrainës fqinje./ATA/