Lista me gjëra që duhet të bëni në stinën e dimrit
Ka shumë arsye pse dimri edhe mund të jetë një stinë e preferuar për ju.
Festat e fundvitit, skitë, një libër pranë zjarrit, apo një gotë vere e nxehtë. Sidoqoftë, më poshtë do të gjeni një listë të gjërave që duhen bërë këtë dimër për ta bërë atë një ndër stinët më të paharruara për ju.
- Provojeni një recetë të re supe.
- Dilni për të blerë. Koha e fundvitit zakonisht ka zbritjet më të mira.
- Lexojeni librin që ka pritur tërë vitin për t’u lexuar nga ju.
- Shikoni filmat më të përfolur gjatë këtij viti.
- Vizitojeni muzeun apo një ekspozitë që e keni përmendur tash e sa kohë.
- Organizojeni dollapin tuaj. Dimri është stina perfekte për ta bërë këtë gjë.
- Testoni aftësitë e juaja të patinazhit.
- Ndihuni rehat pranë zjarrit.
- Dilni dhe shëtitni në qytet.
- Ngjituni maleve.
- Filloni një plan të ri stërvitjesh.
- Shkoni për ski.
- Ndihmoni të tjerët.
- Shkoni në një pushim larg.
- Shijojeni marketin e fundvitit.