Lirohet nga burgu Greenwood
Mason Greenwood, i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe dhunë, u paraqit para gjykatës këtë mëngjes për një seancë paraprake.
Sulmuesi 21-vjeçar i Anglisë po fliste vetëm për të konfirmuar emrin, adresën dhe datën e lindjes. Seanca, raportohet nga BBC, zgjati vetëm rreth dhjetë minuta.
Futbollisti u lirua me kusht nga e njëjta gjykatë në tetor me kusht që të mos kontakte me dëshmitarët.Seanca e radhës do të mbahet më 10 shkurt 2023, ndërsa seanca e gjykimit është caktuar më 27 nëntor të 2023.