Lirohet Fero nga paraburgimi pas dhunës në familje
Reperi i njohur Feronit Shabani – Fero, është liruar nga paraburgimi pasi iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ku dyshohej për dhunë në familje.
Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati i Feros, Sherif Sherifi, për Gazetën Insajderi.
“Po është liruar”, tha Sherifi.
Rep-këngëtari ishte arrestuar për shkak të dhunës që kishte shfaqur ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.