Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Dy persona, të cilët u arrestuan të mërkurën në Bielefeld pas një incidenti me armë zjarri para gjykatës, janë liruar, raporton “WDR”.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, që u vra më 9 mars të vitit të kaluar.
Dy persona u arrestuan fillimisht, por u liruan pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me të shtënat dhe ishin pjesë e familjes që u qëllua me armë.
Avokatët Lutz Klose dhe Jan-Christian Hochmann kanë konfirmuar lirimin e tyre.
Policia po kërkon si të dyshuar edhe vëllain e Besar Nimani, pasi dëshmitarët pretenduan se e panë atë dhe motrën e tij duke u larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë.
Pjesëmarrësit në gjyq vunë re se të dy u larguan nga salla e gjyqit para kohe, gjë që ka rritur dyshimet ndaj tyre.