Liridon Krasniqi del nga karantinimi, prezentohet tek ekipi i Newcastle
Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi është prezantuar te skuadra e australiane e Newcastle Jet, përcjell Periskopi.
Zyrtarizimi i Krasniqit kishte ndodhur javë më parë, por prezantimi te ekipi nuk kishte ndodhur, kjo për shkak të krantinimit.
“Faleminderit për këtë pritje të nxehtë”, ka shkruar në rrjetet sociale Krasniqi.
Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, tani i Malajzisë, do të luaj vetëm një sezon në Australi pasi është huazuar nga Johor Dahor.