Liri Belishova, komunistja të cilën e varrosën për së gjalli

Liri Belishova, komunistja të cilën e varrosën për së gjalli

Një qëndrim arrogant që binte në kundërshtim me çdo komunist të vërtetë. Enveri kishte nuhatur mendimet e Lirisë..edhe pse të pashprehura publikisht. Kështu Byroja vendosi që të përjashtohej nga Byroja politike. Komiteti Qendror vendosi ta përjashtonte dhe organizata bazë vendosi ta jashtënxirrte nga partia. Kështu do të fillojë rrokada.

Një kalvar mund të quhet jeta e saj. Një kalvar vuajtjesh të pasosura për një grua që me të vërtet ishte një grua e artë. Një nga gratë e para të shkolluara në Shqipëri, një nga aktivistet më të mëdha të luftës, një patriote dhe grua e mençur që me jetën e saj dha leksione mbijetese dhe krenarie. Pasi u shkollua në liceun “Nëna mbretëreshë”, ajo ishte një ndër aktivistet më të mëdha të LNÇ dhe pas luftës zuri poste të larta drejtuese.

Jeta e saj ishte me të vërtet frymëzuese. Po pse ajo u konsiderua armikja e madhe e Nexhmijes dhe Enver Hoxhës? Ndër intervistat e shumta që ka dhënë jemi munduar të ndërtojmë të vërtetën e madhe historike të kësaj gruaje heroinë.
Cili ishte shkaku i prishjes së saj me Enver Hoxhën? Në një intervistë ekskluzive Liri Belishova tregon të vërtetat e saj historike. Sipas dëshmive të saj përplasja zyrtare me Enver Hoxhën ka ndodhur pikërisht në pranverën e vitit 1960. Ishte 90 vjetori i lindjes së Leninit dhe partia komuniste kineze botoi një sërë artikujsh me tituj si “Rroftë leninizmi” e parrulla të tjera komuniste. Ishte një fushatë e madhe histerie që në fakt kishte lindur nga kongresi i XX dhe rryma që filloi nga ai. Drejtori i ATSH-së Thanas Nano dërgonte lajmet në dy zarfe:njëri ishte blu dhe i shkonte gjithë agjencive të lajmeve dhe gazetave, pra shkrimet që do botoheshin dhe tjetri ishte me lajmet e Reuters që botoheshin veç me autorizim. Ishte një periudhë e vështirë dhe konfuzion lajmesh.

Kampi socialist ishte në shpërbërje dhe të gjithë gazetarët me në krye Thanasin nuk dinin kë lajme të botonin dhe kë jo. Në skenë kishte ardhur miku i madh kinez. Çfarë qëndrimi duhej mbajtur me lajmet që vinin nga kampi socialist evropian? Udhëheqësit komunistë lëshonin urdhra absurdë. Një censurë e çuditshme që vinte në ankth çdo gazetar.

Sigurisht që situata në vendet socialiste nuk ishte ajo që ka bërë të ditur historiografia komuniste e Enver Hoxhës. Pas vdekjes së Stalinit dhe sidomos në kongresin XX të PK të BS në lëvizjen komuniste filloi një rrymë e re liberale që i’u kundërvu rrymës së vjetër staliniste. Kjo rrymë që nga Enveri u quajt revizioniste ishte reformatore, disi demokratike dhe paqësore.

Pati një rëndësi të veçantë sepse ua lehtësoi jetën këtyre popujve. Pas vdekjes së Stalinit nuk u pushkatua më askush përveç Berias, arrestimet ishin minimale, dhe u liruan shumë njerëz që ishin dënuar me të padrejtë. Niveli i jetesës u ngrit. Kjo luftë pati një rëndësi të veçantë edhe për evitimin e luftës termo-bërthamore sepse nëse do kishte shkuar bota në atë që thoshte Stalini patjetër që do kishim një katastrofë atomike. Politika që ndoqi BS solli një bashkëjetesë më paqësore, marrëdhënie më të mira mes Lindjes dhe Perëndimit, dialog në fushën e çarmatimit dhe evitoi luftën e III Botërore.

Nëse Enver Hoxha do të ndiqte këtë rrymë, populli shqiptar do kishte shpëtuar nga shumë vuajtje gjatë 30 viteve dhe tranzicioni do kish qenë më i lehtë. Por Enver Hoxha nuk e kishte mendjen tek shqiptarët por tek karrigia e vet. E dinte se rryma e re rrezikonte diktaturën e tij proletare.
Liria do të zgjidhej si anëtare e delegacionit që shkoi në Kinë. Pikërisht në këtë kohë trazirash kur dhe vetë Enver Hoxha ishte konfuz për rrugën që do ndërmerrte u krijuan një sërë konfliktesh në rrugën që duhet të mbahej me kinezët. Ajo në fakt kishte idetë e saja por në asnjë rast nuk i shprehu hapur, duke e ditur se ç’rrugë e priste. Dhe si ndodhte rëndom në sistemin komunist do t’i visheshin intelektualëve çmenduritë e kohës.

Në librin e tij “Titistët”, pas 22 vjetësh, Enver Hoxha do të deklarojë se Liri Belishova ishte agjente e Hrushovit, mori udhëzimet e tyre, etj etj.
Në shtator të 1960-ës pasi u kthye nga vizita në Kinë, Vietnam, Kore, Mongoli , Hysni Kapo do jepte përshtypjet e saj për qëndrimin e delegacionit në mbledhjen e Bukureshtit, ku diskutoi dhe ajo. Diskutimi i saj u keqprit nga Enver Hoxha. Ishte marrë tashmë vendimi absurd. Në mbledhjen e Byrosë çdo fjalë që thoshte Liria kthehej në të kundërt. Në darkën që u bë për nder të Haxhi Lleshit, Enver Hoxha deklaronte se me bombën atomike që dispononte mund të hidhte në erë Tokion, Moskën, New Yorkun, Londrën etj. Do vriteshin 500 milionë vetë, po punë e madhe do fitonte socializmi në gjithë botën.

Një qëndrim arrogant që binte në kundërshtim me çdo komunist të vërtetë. Enveri kishte nuhatur mendimet e Lirisë..edhe pse të pashprehura publikisht.
Kështu Byroja vendosi që të përjashtohej nga Byroja politike. Komiteti Qendror vendosi ta përjashtonte dhe organizata bazë vendosi ta jashtënxirrte nga partia.
Kështu do të fillojë rrokada. Liria do të dërgohet të punojë si drejtoreshë në shkollën 7 vjeçare “Hasan Vogli” në Tiranë. Burrin do e përjashtojnë nga ministër i Bujqësisë dhe në 9 nëntor 1960 i dërguan në fermën “Muzo Asqeriu” afër Gjirokastrës. Më pas i internuan në Kuç të Vlorës. Nga Kuçi i çuan në Progonat dhe më pas në Zvërnec e në Cërrik ku jetoi 21 vjet.

Në Cërrik punoi në një fermë. Aty gruaja që kishte pasur poste të larta iu desh të provonte mbi shpinë punën e vështirë të prodhimit.
Një histori e pabesueshme në fakt. Një vajzë që gjithë jetën veç kishte studiuar i binte kurrizi nga arkat që mbante mbi shpinë. Por më shumë se lodhje fizike ishte zhgënjimi. Kishte luftuar gjithë jetën për kauzën e saj, ishte formuar në shkollat më të mira, kishte luftuar për lirinë dhe ligjin e së drejtës dhe tashmë konsiderohej armike. Dhe për më tepër shihte dhe vuajtjen e gjithë njerëzve të saj. Një makth i vërtetë. Për më tepër presioni psikologjik nga ana e njerëzve. Por dhe fakti që jeta iu vu kundër në të gjitha përmasat. Sëmundja e vajzës ishte makthi më i madh. E sëmurë prej vitesh, një vajzë që nuk pa një çast gëzimi se kur ishte 2 vjeç prindërit iu dënuan, vdiq në moshën 22 vjeçare./ KultPlus.com

 

Shpërndaje në: