Liqeni mposht kampionin rumun në Champions League
Kampioni i Kosovës në futsall ‘FC Liqeni’ e ka nisur me fitore aventurën në “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.
Ekipi nga Drenasi në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 6, shënoi fitore ndaj kampionit rumun, United Galati me rezultat 6-4.
Ismaili, Sanchez Naglez 2x, Shkodra, Lucas (autogol) dhe Diaz shënuan në fitoren e kampionit në fuqi të Kosovës, kurse për skuadrën rumune tre gola i shënoi Daniel Araujo dhe një Cires.
Liqeni ndeshjen e radhës e luan nesër (e premte) ndaj nikoqirit të “Main Round”, FC Uragan, i cili është kampion në fuqi i Ukrainës.