Liqeni i Badovcit: I ndërtuar mbi varre, kisha e fundosur dhe dy fshatra të tëra që ikën prej tij

Liqeni i Badovcit: I ndërtuar mbi varre, kisha e fundosur dhe dy fshatra të tëra që ikën prej tij

Një qytetar i Kosovës në mbrojtje të Liqenit të Badovcit nga ndërtimet e paralajmëruara në atë zonë është tallur në rrjetet sociale pasi që nuk ia kishte idenë mbi ‘krijuesin’ e tij.

“Mos e prek Badofcin [Badovcin] se Badofci [Badovci] ka heshi [hijeshi] edhe pa VILLA, ne jetojmë me këtë bukuri që na e ka falë Allahu” – ishte statusi i një ‘mbrojtësi’.

Por, menjëherë komenti në status shkruan “Allahu valla jo, se liqeni osht artificial po nejse, ti e din” me një emotikon duke qeshur, përcjell Periskopi.

Çka duhet të dimë për Liqenin e Badovcit? 

Ky liqen ndodhet vetëm 2 kilometra larg Hajvalisë dhe Graçanicës ndërsa thuhet të jetë pesë kilometra larg Prishtinës.

Liqeni është rezervuar artificial që furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Ai ka nisur të ndërtohet në vitin 1963 dhe ka përfunduar në vitin 1966 me qëllim furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Prishtinës. Lartësia e tij shkon deri në 52 metra ndërkohë që gjerësia është 246.

Autoritetet jugosllave nuk ia kishin vetur letrat dy fshatrave të tëra që ndodheshin aty duke i zhvendosur prej lokacioneve ku kishin qenë. Fshati me emrin Novo Sello [Fshati i Ri] ishte zhvendosur mbi liqen, ndërsa fshati tjetër Badovci, ishte vendosur poshtë tij.

Për më tepër, për shkak të liqenit e kishin pësuar edhe të vdekurit e fshatit Novo Sellë poshtë të cilit ndodhen varrezat e fshatit./Periskopi

Shpërndaje në: