Lionel Messi shënon golin e 80-të me Argjentinën kundër Uruguait, dhe është absolutisht sensacional
Lionel Messi u bë futbollisti i parë jug-amerikan në histori që shënon 80 gola me Kombëtaren, pasi realizoi për Argjentinën kundër Uruguait, të dielën mbrëma.
Messi, i cili ende nuk i ka gjetur si duhet këmbët për Paris Saint-Germainin pasi iu bashkua klubit france zng aBarcelona në verë, hapi llogarinë e golave në minutën e 38-të me një pasim.
Po, e lexuat drejtë – një pasim!
Golat nga Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez ia siguruan fitoren 3-0 Argjentinës në Buenos Aires, transmeton Periskopi.
Nga ana e djathtë e fushës, Messi vazhdoi drejt zonës së penalltisë s ëkundërshtarit, para se ta gjuante topin në zonë me të jashtmen nga gati 35 metra.
Nicolas Gonzalez futi këmbën por dështoi të kishte kontaktin me topin, i cili pastaj gjeti rrugën prapa krahëve të portierit uruguaian, Fernando Muslera. /Periskopi.com/
A pass from Lionel Messi turned into a Goal. Usual GOAT stuff ? Argentina is cruising vs Uruguay! Vamos. ??pic.twitter.com/H6zq4jp8zu
— ????? ᴷᴷᴿ (@AwaaraHoon) October 11, 2021