Lionel Messi mungon ndaj Leipzig – shqetësime te PSG për gjendjen e tij
Lionel Messi po vazhdon të përballet me një lëndim tash e disa muaj.
Argjentinasi luante kohë pas kohe, por duket se tani lëndimi po e bën të veten dhe e ka detyruar atë të mungojë këtë mesjavë kundër Leipzig, përcjell Periskopi.
Para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor. Ai ishte titullar në atë ndeshje, por u detyrua të mos e vazhdojë lojën pas pjesës së parë, duke i lënë vend Mauro Icardit.
Tani, ky lëndim i njëjtë do t’ia pamundësoj atij kontributin në Champions League për skuadrën e tij.
Sipas gazetës së përditshme franceze L’Euqipe, Messi e ka edhe një shqetësim me gjurin, përveç telasheve muskulore.
Mjekët e klubit janë duke e vëzhguar nga afër Messin që prej ndeshjes me Lille dhe argjentinasi punoi me një fizioterapeut të dielën.
Synimi është që ai të jetë i gatshëm për RB Leipzig të mërkurën. /Periskopi/