Linda Hakaj befason me ndryshimin drastik, arrin të humbasë 60 kilogramë

Linda Hakaj befason me ndryshimin drastik, arrin të humbasë 60 kilogramë

Linda Hakaj ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Hakaj, është shquar gjithmonë për vokalin e saj dhe vlerat si artiste, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pranuar komente pozitive edhe lidhur me paraqitjen e jashtme. Linda ashtu si shumë njerëz ka pasur probleme të mëdha me mbipeshën, dhe prej vitesh ajo është shfaqur në ekran me kilogramët e tepërt.

Së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me ndryshimin në mënyrë drastike. Në një nga paraqitjet e fundit televizive në First Channel, Hakaj ka treguar humbjen e peshës e arriti falë një intervenimi të kryer në Turqi.

Ajo ka bërë të ditur se këtë vendime mori pasi filluan  t’i shfaqen probleme serioze në shëndet dhe jo për shkak të komplekseve.

Linda tha se shumë njerëz e pyesnin se pse po tregohet e hapur që humbjen e kilogramëve e arriti falë intevenimit ndërkohë që ajo vet u shpreh se pa asnjë ndrojtje e tregon këtë.

Shpërndaje në: