Limoni, gjithçka që ju duhet për trajtimet e bukurisë, por jo vetëm kaq!
Kur blejmë një produkt kozmetik në një dyqan e dimë që ka një përdorim të kufizuar. Për shembull produkte vetëm buzët tuaja apo flokët tuaja. Shpenzojmë shuma të konsiderueshme dhe dëshirojmë “rininë e përjetshme”.
A e keni pyetur veten, po dekada e shekuj më parë si kujdeseshin femrat për bukurinë e tyre?!
Përgjigjia është gjithmonë në produktet që ofron natyra. Duke parë vetitë e tyre si mjalti, vaji i ullirit etj ato janë shndërruar në bazën e produkteve kozmetike.
Po vetitë e limonit i dini?
Shkëlqen lëkurën. Vitamina C dhe acidi citrik kanë fuqi pastruese dhe shkëlqyese për lëkuren.
Buzë të buta. Përpara se të shkoni për të fjetur, lyejini buzët me pak lëng limoni dhe shpëlajini në mëngjes.
Thonj të shëndetshëm. Një përzierje e lëngut të limonit me vajin e ullirit janë një ilaç i mirë për thonjtë, të cilët mbahen për pak minuta në këtë përzierje. Shërben edhe për pastrimin prej shenjave të ngjyrave dhe duhanit.
Një gotë ujë me limon në mëngjes. Kjo ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe aktivitetin e stomakut.
Shenja të ndryshme Limoni njihet dhe për efektin e tij zbardhues. Nëse keni njolla apo shenja në lëkurë të lyeni atë zonë me lëng limoni për disa ditë rresht ju do të shihni një zbehje të njollave.
Dhëmbë më të bardhë. Një lugë me lëng limoni, një me sodë bukë, të përziera, mund të shërbejnë për të zbardhur dhëmbët duke i fërkuar ato me një copë pambuk të përshtatshëm. Për të vazhduar më pas me larjen e zakonshme të tyre.